Apokrifet: Jeta e Jezu Krishtit sipas ungjijve të harruar e të mohuar nga kisha
Apokrifet: Jeta e Jezu Krishtit sipas ungjijve të harruar e të mohuar nga kisha
Nga
Regular price
€20,00 EUR
Regular price
Sale price
€20,00 EUR
Unit price
/
per
Ungjij apokrifë (nga greqishtja άπόκρυφος, apokryphos, i fshehtë) quhen zakonisht ato shkrime fetare (tekste të shenjtë) të cilët konsiderohen jokanonikë, ose të papërfshirë në kategorinë e librave të shenjtë e, për rrjedhojë, trajtohen si të zhveshur nga vlera doktrinale. Duhet thënë se, në krye të herës, termi apokrif nuk tregonte një shkrim të tjetërsuar apo të rremë, po, përkundrazi, një qëllim të caktuar. Në të vërtetë, përmbajtja e veçantë, e shenjtë dhe misterioze zgjonte nevojën për t'ia mbajtur të fshehtë (apokryphos) veprën masës së gjerë, duke e kufizuar kështu brenda bashkësisë së nistarëve të një sekti. Më pas, për të fituar besueshmëri, shkrime të tilla nisën të qarkullonin nën emrat e apostujve të Jezuit. Kësisoj, kuptimi i sotëm ka të bëjë shpeshherë me veprën e rreme që i mvishet një autori. Shpesh, qëllimi i këtyre teksteve prirej kah mbushja e boshllëqeve të lëna nga shkrimet kanonike në lidhje me jetën e Jezuit, të apostujve, të Maries, ndërsa herë të tjera për të shkaktuar mahnitje tek besimtarët.
View full details